Supergol i Alves, Flamurtari i afrohet Laçit në renditje

Ka mjaftuar një gol fantastik i Danilo Alves që Flamurtari të mundë Laçin në ndeshjen e fundit të javës së 16-të. Braziliani provoi nga distanca me një gjuajtje perfektë duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Selmani.

Flamurtari rikthehet kështu te fitorja duke penguar laçianët që të afrohen me skuadrat e kreut. Ndryshe nga një javë më parë, vlonjatët ishin një skuadër krejt tjetër, duke dominuar thuajse plotësisht kundërshtarin dhe duke merituar tri pikët.

Në pjesën e dytë Alves goditi traversën ndërsa Laçi filloi të reagonte kur ishte shumë vonë, por në sekondat e fundit goditi shtyllën me zëvendësuesin Altiparmakovski, me topin që u devijua edhe nga portieri vendas Koliçi.

Në mbyllje të javës së 16-të, Partizani kryeson me 35 pikë, i ndjekur nga Skënderbeu dhe Kukësi me nga 30 pikë. Ndërsa renditjen e mbyll Kamza dhe Kastrioti, me 12 dhe 10 pikë respektivisht.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN