Tragjedi në Ande, 17 të vdekur në aksidentin e tmerrshëm

Një aksident tragjik ka ndodhur të shtunën në Bolivi ku dy furgonë u përplasën me njëri tjetrin në malet e Andeve, duke lënë të vdekur 17 persona dhe 10 të tjerë të plagosur.

Aksidenti i tmerrshëm ndodhi në një autostradë pranë qytetit Achacachi, rreth 60 kilometra në perëndim të kryeqytetit La Paz. Ndërkohë u nevojit ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga makinat trupat e pajetë të udhëtarëve.

Policia bëri të ditur në një deklaratë se një nga automjetet ishte duke lëvizur me shpejtësi tejet të lartë kur humbi kontrollin dhe u përplas me furgonin tjetër.

Aksidentet janë të shpeshta në rrugët e Bolivisë, sidomos në zonat malore të Andeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2