Amnistia, politika vendos për fatin e 600 të burgosurve

Mazhoranca i rikthehet traditës së faljes se të dënuarve për fundvit. Drafti është ende në diskutim dhe pritet të kalojë në kuvend, por për miratim duhen 84 vota. Fati i mbi 600 të burgosurve varet kështu nga politika, por opozita e sheh me dyshim shpeshtësinë e këtyre amnistive pasi në horizont janë zgjedhjet lokale.

“Ka pasur një traditë administrative që amnistitë jepeshin një herë në çdo pesë vjet, ndërkohë që gjatë këtyre pesë viteve janë dhënë 4 amnisti deri më tani. Kjo është një gjë që duhet të shqetësojë Kuvendin, sepse miratimi duhet të shoqërohet me një analizë se çfarë është bërë me personat që kanë përfituar nga amnistitë e miratuara gjatë viteve të shkuara”.

Gazmend Bardhi, ekspert ligjor, PD

Por për mazhorancën, do të falen vetëm rastet që përmbushin kushtet. Për më tepër, kjo është një traditë që nuk është thyer edhe në kohën kur opozita e djeshme ishte në pushtet.

“Është absurde kjo gjë sepse edhe opozita sa herë që ka qenë në pushtet ka propozuar drafte të ndryshme amnistie dhe ka marrë edhe mbështetjen tonë, në kohën kur ne kemi qenë në opozitë dhe ata në mazhorancë. Kështu që më duket krejt i pavend ky diskutim, e rëndësishme është që ne të jemi sa më objektiv në raport me diskutimin që do të mbahet në lidhje me një draft të mundshëm amnistie”.

Ermonela Felaj, kryetaren e Komisionit të Sigurisë

Nga drafti që pritet të diskutohet, përjashtohen personat që kanë kryer vepra të renda penale dhe përfitojnë ata që kane më pak se dy vite të mbetura të vuajtjes së dënimit.

Ndërkohë të martën në komision diskutohet ligji për të drejtat dhe trajtimin e te burgosurve dhe paraburgosurve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN