Basha nga protesta e “Unazës së Re”: Qytetarët, të bashkuar kundër qeverisë – A2

Basha nga protesta e “Unazës së Re”: Qytetarët, të bashkuar kundër qeverisë

Lulzim Basha iu bashkua sërish pasditen e së hënës protestës së banorëve të Unazës së Re, nga ku u shpreh se tashmë qytetarët e kanë kuptuar se për t’u përballur me qeverinë duhet të jenë të bashkuar.

Qytetarët po protestojnë, po e kuptojnë se të jesh i ndjeshëm ndaj fatit tënd do të thotë të ngrihesh të protestosh aty ku ka padrejtësi, kjo është domethënia e protestës së Unazës së Re, kjo është domethënia në Kavajë e Shkodër, kudo ku protestojnë qytetarët. Ata e kanë kuptuar se për t’u përballur me këtë qeverisje duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe do të qëndrojnë të bashkuar. Qytetarët do të kenë mbështetjen tonë. Studentët, jo vetëm gjeneza e një sistemi të ri arsimor, por edhe e një sistemi të ri demokratik, me një qeverisje të hapur, të ndershme që i shërben qytetarëve”, u shpreh Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2