Bebe Rexha: Unë dhe Dua, dy shqiptaret në Grammy, kemi fituar gjithsesi

Janë të bukura, të famshme, të pasura, por nuk harrojnë të jenë edhe… shqiptare!

Bebe Rexha dhe Dua Lipa së fundmi kanë arritur një sukses shumë të madh me nominimet për çmimet më të lakmuara në botën e muzikës pop, Grammy Awards.

Postimi në Twitter i Bebe Rexhës

Suksesi i madh nuk i ka penguar Rexhës të kujtojë domethënien e madhe që fama e tyre përfaqëson për vendin e origjinës. Ajo ka postuar së fundmi fotografi të bukur së bashku me Lipën, me një tekst domethënës: “Dy vajza shqiptare të nominuara për Grammy-t. Në zemrën time tashmë ne kemi fituar”.

Dy yjet e muzës botërore janë nominuar të dyja në kategorinë Best New Artist, që vlerëson artistin më të mirë emergjent.

Bebe Rexha është vlerësuar për bashkëpunimin në këngën “Let it be”, ndërsa Dua Lipa për “Electricity”, projekt i përbashkët me Dj-në e famshëm Marc Ronson.

Dua Lipa morri edhe një nominim të dytë si kënga më e mirë dance.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN