Beyonce, “këngëtare dasmash”!

Beyonce ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme në interpretimin e superhitit të saj “Crazy Love”, por kjo nuk ka ndodhur në një koncert me mijëra të pranishëm, por në një ceremoni dasme mes shumë të ftuarish VIP.

Diva e muzikës ishte e ftuar në dasmën përrallore të Isha Ambani, e cila është vajza e njeriut më të pasur në Indi.

Të pranishëm në ditën më të bukur të jetës të Isha-s ishin shumë yje nga Bollivudi, por një vëmendje të madhe si një e ftuar speciale mori edhe ish-Zonja e Parë Hillary Clinton.

Megjithatë, momenti më i bukur ishte pikërisht interpretimi i këngës “Crazy Love” nga Bey, nga e cila është shpërndarë edhe një video e shkurtër në rrjetet sociale, ku duket edhe interpretimi plot energji i këngëtares.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN