Finalja e Kupës Libertadores, mes yjeve në tribunë dhe sherreve të tifozëve

Suksesi në finalen e luajtur në Madrid, bëri që River Plate të ngjitet në kuotën e 4 titujve kampionë në Amerikën Latine, duke barazuar Estudiantes. Në anën tjetër, Boka Juniors humbi shansin të barazonte Indipendienten, e cila është 7 herë fituese e trofeut. Në vendin e tretë janë uruguaianët e Penarolit, të vetmit që arrijnë të thyejnë disi dominimin e skuadrave argjentinase. Vetëm 3 trofe për ekipet braziliane, Santos, Gremio dhe Sao Paolo, përkrah të cilave janë edhe Olimpia Asunsion nga Paraguaji dhe Nacional nga Uruguaji.

Ethet e finales së ‘Copa Libertadores’ nuk kanë pushtuar vetëm tifozeritë e dy skuadrave por edhe me dhjetëra yje e personalitete të futbollit të pranishëm në “Bernabeu” për të ndjekur spektaklin. Duke filluar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, trajnerë të ndryshëm, për të vazhduar me Messin, Grizmanin dhe gjithë skuadra e Juventusit.

Por nuk kanë munguar edhe incidentet në përfundim së ‘SuperClasicos’. Festimet e tifozëve të River Plejt që ndoqën finalen nga sheshet kryesore të Buenos Airesit në Argjentinë, kanë përfunduar deri në përleshje me policinë. Sikurse përpara duelit që ishte parashikuar për t’u luajtur në stadiumin “Monumental”, tifozët kanë hedhur sende të forta në drejtim të forcave të rendit ndërsa këta të fundit i janë përgjigjur me gaz lotsjellës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN