Fjalët e fundit të Khashoggit: Nuk marr dot frymë!

“Nuk marr dot frymë”, këto ishin fjalët e fundit të gazetarit Jamal Khashoggi, të vrarë në konsullatën saudite në Stamboll me 2 tetor. CNN ka zbardhur një regjistrim audio që tregon momentet e tmerrit.

Sipas raportimit të gazetarit John Lorinc, një burim afër hetimit për vrasjen e Jamal Khashoggi-t thotë se gazetari përsëriste vazhdimisht frazën: “Nuk marr dot frymë”.

Një transkriptim i incidentit tregon britmat dhe pasthirrmat e gazetarit të Washington Post, dhe më pas zhurmën makabre të trupit të Khashoggi-t që shpërbëhet me një sharrë.

Uashingtoni, përfshirë CIA-n, besojnë që princi i kurorës Saudite Mohammed bin Salman urdhëroi vrasjen.

Sipas senatorit Marco Rubio,


“Nuk ka asnjë mënyrë që 17 persona afër tij të kenë hipur në çarter, të fluturojnë për në një vend tjetër, të kenë shkuar në konsullatë, të kenë vrarë dhe copëtuar një person dhe të ktheheshin pas dhe që ai të mos ketë qenë në dijeni, apo mos ta ketë urdhëruar”.

Sipas senatorit republican Bob Corker,


Nëse princi do të ishte përballë një jurie për vrasjen e gazetarit, ai do të dënohej për 30 minuta.

Princi i Arabisë Suadite, Jamal Khashoggi

Administrata Trump thotë se nuk ka asnjë provë konkrete që lidh princin e kurorës me vrasjen.

Ndërsa New York Times raporton se Jared Kushner, dhëndri i presidentit dhe këshilltar i tij, ka mbajtur bisedime të vazhdueshme me princin pas vrasjes, madje e ka këshilluar atë se si ta kalojë këtë moment të vështirë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN