Gjykata Evropiane ka vendosur: Britania mund të votojë për të mbetur në BE

Gjykatës Evropiane të Drejtësisë ka vendosur sot që Britania e Madhe mund të tërhiqet nga procesi i daljes nga Bashkimi Evropian, edhe pa lejen e 27 anëtarëve të tjerë, duke mbetur në të njëjtat kushte që kishte para referendumit ku triumfoi Brexit.

Vendimi i Gjykatës Evropiane mbi Brexit

Sinjale në këtë drejtim kishin ardhur në mënyrë të qartë javën e kaluar, kur ishte zbardhur mendimi i prokurorit të përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, Manuel Campos Sanchez Bordona, që kishte deklaruar se:


“Kur një shtet anëtar ka njoftuar Këshillin Evropian për qëllimin e tij për tu shkëputur nga BE, neni 50 i traktatit të Bashkimit Evropian, lejon tërheqjen e njëanshme të vendimit, deri sa marrëveshja për largimin të jetë përmbyllur zyrtarisht”.


Manuel Campos Sanchez Bordona

Sot Gjykata, që normalisht i përmbahet mendimeve të Prokurorit të Përgjithshëm, zyrtarizoi vendimin duke hapur mundësi të reja për ata që kundërshtojnë Brexit.

Sipas Jolyon Maugham, një nga iniciatorët e ankesës së dërguar në Gjykatë, “me shumë gjasa ky është vendimi më i rëndësishëm në historinë moderne juridike te vendit”.

Sipas Gjykatës, vendimi për të mbetur në BE duhet gjithsesi të kalojë nga një “proces demokratik”, pra nga votimi në Parlament ose, siç mendojnë disa, nga një referendum të dytë.

Gjykata Evropiane

Vendimi i Gjykatës Evropiane vjen vetëm një ditë para votimit historik në Parlament për zyrtarizmin e daljes të Londrës nga Bashkimi Evropian, dhe mendohet se mund të ketë një efekt domethënës për të ndryshuar votën e disa parlamentarëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2