Interi pret “dhuratën e Krishtlindjeve” nga Barça, Valverde ua premton

Përveçse duhet të fitojë ndaj PSV, Interi do të jetë me “sy e veshë” nga “Camp Nou” në pritje të një fitoreje ose të paktë një barazimi të Barcelonës ndaj Tottenham për të kaluar në fazën tjetër të Champions League.

Është folur shumë për një tolerim të mundshëm të Barçës, të paktën në radhët e tifozëve të Interit, por për të hedhur poshtë këto zëra ka menduar trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili foli në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Trajneri pranoi se do të bëjë disa ndryshime në formacion dhe këtë vendim thotë se do ta marrë pas problemeve të shfaqura nga lojtarët, por thotë se Interi nuk duhet të shqetësohet.

“Do të bëj disa ndryshime. Lojtarët që kanë patur probleme për shembull si Luis Suarez, nuk janë në planet tona për të luajtur dy ndeshje radhazi. Kur të shihni formacionin do të kuptoni nëse do të luajë Messi. Interi nuk duhet të shqetësohet për ne, duam të fitojmë, por nëse ata do të kishin mposhtur Tottenham-in, nuk do të ishin në këtë gjendje tani”, tha Valverde.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN