Kriza në Francë, Macron takon sindikatat

Presidenti francez Emanuel Macron do të takohet sot me përfaqësuesit e sindikatave dhe organizatave te punonjësve në përpjekje për të zbutur zemërimin publik, pas trazirave në Paris dhe qytete të tjera.

Takimi i të hënës zhvillohet në prag të fjalimit televiziv, gjatë të cilit kreu i Champs Elysee pritet të njoftojë masa anti krizë.

Franca ka përjetuar protesta të dhunshme katër fundjavat e fundit, kundër rritjes se taksës së karburantit, kostove të larta të jetesës dhe çështjeve te tjera.

Rreth 136 mijë jelekë të verdhë dolën nëpër rrugë të shtunën, e mbi 1 200 vetë u ndaluan nga policia. Dhuna preku kryesisht Parisin, ku u dogjën automjete, u thyen xhama e u plaçkitën dyqane. Rreth 10 000 vetë protestuan ne kryeqytet.

Ministri i financave Bruno Le Maire e përshkroi situatën si katastrofë për biznesin dhe ekonominë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN