Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

La Liga në SHBA? Barcelona del kundër

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2018, 22:05 | Futboll
La Liga në SHBA? Barcelona del kundër

Barcelona ka dalë zyrtarisht kundër zhvillimit të ndeshjes së La Liga-s ndaj Girona më 26 janar në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Dihet mungesa e konsensusit në të gjithë La Liga-n mbi këtë propozim dhe klubi nuk mund të dalë përtej vullnetit të tyre. Ne pranojmë të udhëtojë drejt Miami që të zhvillojmë një ndeshje të La Liga-s dhe të gjitha përfitimet nga e drejta televizive të ndahen mes klubeve të divizionit të parë dhe të divizionit të dytë, por mendojmë se ky projekt do të dështojë nëse nuk arrihet marrëveshja mes të gjitha klubeve”, thuhet në reagim.

Lojtarët ishin të parët ata të cilët dolën në kundërshtim të këtij propozimi dhe tashmë me reagimin edhe të Barcelonës duket se do të bjerë poshtë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani