Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Mogherini: Marrëveshja Kosovë-Serbi e vështirë, jo ndarje në vija etnike

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2018, 21:34 | Kosova
Mogherini: Marrëveshja Kosovë-Serbi e vështirë, jo ndarje

Pas takimit me shefat e diplomacisë së vendeve të Bashkimit Europian, shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini, është shprehur qartë se çdo marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës nuk guxon të mbështetet në linja etnike.

Teksa vuri theksin te tarifa 100 përqind e Kosovës ndaj mallrave serbe, Mogherini u shpreh se bisedimet janë në vështirësi dhe i bëri edhe një herë tjetër thirrje Prishtinës që të heqë tarifat, ndërsa shfaqi besimin se ende është e mundur të arrihet një marrëveshje “ligjore gjithëpërfshirëse” për normalizimin e marrëdhënieve. Ajo marrëveshja tha ajo, do të duhej të përfshinte të gjitha çështjet e hapura.

“Më lejoni të them qartazi. Jo ndarje në vija etnike. Që të jem edhe më e qartë, çfarëdo ‘korrigjimesh’ që të dyja palët mund të diskutojnë në të ardhmen, marrëveshja nuk duhet të përfundojë me krijimin e shteteve etnikisht të pastra. Në çdo rast, të dyja vendet duhet të jenë shumetnike”, tha ajo, duke nënvizuar se u takon palëve që të përcaktojnë se çfarë do të jetë zgjidhja përfundimtare.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu