Nata e çmimit Oskar si një film: Tërhiqet prezantuesi për shakatë homofobe

Nuk mbarojnë asnjëherë surprizat që kanë të bëjnë me natën e madhe të çmimeve Oskar. Vetëm pak ditë pasi kishte zyrtarizuar përfshirjen e tij si prezantues së natës së madhe, aktori komik Kevin Hart njoftoi përmes një postimi në Instagram tërheqjen e tij nga prezantimi i eventit.

N
Në Instagram, Kevin Hart ende i dëshpëruar për tërheqjen 

Lajmi i bujshëm vjen si pasojë e polemikave në rrjetet sociale mbi disa statuse në Twitter që aktori kishte shpërndarë vite më parë, dhe që ironizonin komunitetin LGBT.

“Nuk dua të shpërqendroj vëmendjen nga një natë që do të celebrohet nga shumë aktorë të mrekullueshëm. Më vjen keq dhe i kërkoj falje komunitetit LGBT për pandjeshmërinë e fjalëve të mia në të kaluarën”, shkruan Hart në faqen tij Instagram.

Fjalët e akuzuara datojnë në vitet midis 2009 dhe 2011, por me sa duket do ti kushtojnë aktorit të Jumanji dhe Scary Movie ndoshta performancën më të rëndësishme të karrierës së tij, që vetëm një javë më parë cilësonte si “një ëndërr, një nga prioritetet e karrierës time”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN