Një 37-vjeçar në Serie A “sfidon” Messi-n!

E ngjitur vetëm këtë sezon në Serie A, Parma po kthehet ajo e ditëve më të mira, duke qenë mes pretendeteve për një vend në Europa League sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, java e 15 në kampionat nuk ishte e duhura për këtë skuadër, e cila la dy pikë në shtëpi ndaj Chievos së vendit të fundit, në një ndeshje të mbyllur 1-1.

Por në këtë ndeshje la mbresa goli i shënuar nga 37-vjeçari portugez, Bruno Alves, i cili realizoi një goditje dënimi perfekte. Konkurrent i denjë ndaj dy golave të ngjashëm të shënuar nga Messi në derbin ndaj Espanyol në fundjavë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN