Prokuroria e Katanias kërkon 18 vite burg për Moisi Habilajn

Prokuroria e Katanias jep pretencën për grupin Habilaj që po hetohet në Itali. Trafik ndërkombëtar droge, është akuza që Prokuroria ka ngritur ndaj shtetasve shqiptarë për të cilët ka një hetim paralel edhe në Shqipëri.

Grupi rrezikon dënimin deri në 50 vite burgim. Për Moisi Habilajn prokurori kërkoi dënimin e tij me 18 vite e 4 muaj, për Meridian Culaj 12 vite e 4 muaj, për Florian Habilajn 12 vite e 4 muaj, për Nezar Seitin 6 vite burgim dhe për Fatmir Minaj lirimin nga akuzat.

Avokati i një prej të pandehurve, Nezar Seitit, deklaron se për klientin e tij prokuroria ka kërkuar edhe pezullimin e dënimit për shkaqe që lidhen me këtë të pandehur. Pritet që hetimet ndaj grupit Habilaj të mbyllen brenda pak ditësh nga Krimet e Rënda. Në këtë dosje është edhe ish-ministri brendshëm Saimir Tahiri.

Shkarkoni aplikacionin e A2