Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rama: Vazhdojeni protestën, por duhet të dialogojmë

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2018, 11:44 | Aktualitet
Rama: Vazhdojeni protestën,  por duhet të dialogojmë

Kryeministri Edi Rama u tha studenteve protestues se duhet të ulen dhe të dialogojnë me qeverinë për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre. Në një dalje live në Facebook, Rama tha se nuk ka asnjë konflikt mes palëve.

https://a2news.com/2018/12/10/studentet-ne-diten-e-6-te-protestes-nuk-pranojne-negociata/

“Jemi tërësisht dakord me atë që kërkojnë studentët. Unë kam 7-8 lista me kërkesa të ardhura nga rrugë të ndryshme, të afishuara në rrjetet sociale, të cilat kam angazhuar njerëz që t’i mbledhin”, tha Rama. “Protestat organizohen për tu dëgjuar. Dhe qeveritë i dëgjojnë ose nuk i dëgjojnë. Ne momentin kur qeveria thotë ‘hajde të flasim’, nuk kam dëgjuar rast tjetër në histori të mos pranojnë. Por kam dëgjuar përkundrazi që protestuesit të mos kenë të drejtë as të bëjnë pyetje. Këtë lloj refuzimi e kam dëgjuar vetëm nga opozita e sotme, me Lulzim Bashën që u fut në çadër”.

https://a2news.com/2018/12/10/protesta-e-studenteve-fotogaleri/

Kryeministri pranoi se ka çështje që duhen diskutuar, por i ftoi studentët të mos refuzojnë negociatat.
“Ka një problem me tarifat, po jam i bindur që ka. Por duhet ta adresojmë. Nuk arrihet gjë me ultimatum. Unë jam me çdo student, e do të isha aty si një student që është për veten e tij, jo për Lulin, jo për Monikën e jo për komshinjtë. Por për veten e tij dhe shtëpinë e tij. Për të ardhmen e tij, për prindërit e tij. Dhe kush është aty për veten e tij, nuk ka nevojë as të zgjedhë forume, as të marrë përsipër të negociojë”, shtoi ai.

A2 CNN Livestream

Dita jonë