Shefi i Nissan akuzohet për abuzime financiare – A2

Shefi i Nissan akuzohet për abuzime financiare

Prokurorët japonezë akuzuan presidentin e Nisan, Carlos Ghosn për abuzime financiare, me pretendimin se ka fshehur pagën e tij reale përgjatë një periudhe 5-vjeçare.

Ghosn, i arrestuar në muajin nëntor, i mohon akuzat. 64-vjeçari i lindur në Brazil ishte arkitekt i aleancës mes prodhuesve të makinave Renault dhe Nissan, duke përfshirë edhe Mitsubishin në 2016-tën.

Nissan dhe Mitsubishi shkarkuan Ghosn nga posti i presidentit pas arrestimit të muajit të kaluar, ndërsa Renault e zëvendësoi atë në mënyrë të përkohshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2