Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Si i përballojnë studentët kostot e arsimit?

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2018, 16:31 | Aktualitet
Si i përballojnë studentët kostot e arsimit?

Në ndryshim nga ditët e tjera, studentët sot nuk kanë një orë se kur do ta mbyllin protestën te Ministria e Arsimit. Ata shprehen të vendosur në kërkesat e tyre, ndërsa thonë se nuk kanë se çfarë të diskutojnë me kryeministrin Rama, pavarësisht ftesës së tij për dialog.

https://a2news.com/2018/12/10/protesta-nuk-ndalet-neser-bashkohen-edhe-gjimnazistet/

Ata qëndrojnë të ulur në shesh, ndërsa me pankarta në duar këndojnë edhe Himnin kombëtar.

Kam ardhur nga Italia të vazhdoj studimet këtu për gazetari dhe jo të largohem nga ky vend. Nuk ka dialog me Kryeministrin, ai duhet të plotësojë të gjitha kërkesat tona. Ne i kemi bërë të qarta pikat. Rama duhet ta kuptojë se ne nuk largohemi nga protesta pa plotësimin e kërkesave”, u shpreh një student për A2 News.

Por si i përballojnë studentët kostot e arsimimit?

Ata shprehen për A2 News se kjo është mjaft e vështirë dhe gjithçka varet nga prindërit e tyre që bëjnë gjithçka për të mbuluar shpenzimet e tyre.

https://a2news.com/2018/12/10/rama-vazhdojeni-protesten-por-duhet-te-dialogojme/

Unë jam viti i parë, Fakulteti i Drejtësisë dhe tarifa ime është 400 mijë lekë. Librat duhet t’i blejmë dy herë në vit. Familja ime ka 3 fëmijë dhe të tre vazhdojmë studimet, mendoni pak sa na shkon tarifa. Babai im është emigrant, një punëtor i thjesht ndërtimi dhe gjithçka e bën për shkollimin tonë, ndërsa mamaja nuk është fare në punë", thotë një studente.

“Unë studioj në një universitet privat ku edhe pse përfitova një bursë 50 përqind, sërish paguaj 800 euro në vit tarifë dhe kjo nuk është një diferencë shumë e madhe nga universiteti shtetëror. Nesër do të jemi sërish këtu, ku do të zhvillohet tubimi më i madh i mbajtur ndonjëherë".

Unë jam nga Burreli dhe në Tiranë jetoj në shtëpi me qira. Unë paguaj 320 mijë lekë në vit për shkollën, ndërsa çdo muaj paguaj 140 mijë lekë qira. Prindërit e mi punojnë në bujqësi dhe e kanë thuajse të papërballueshme pasi kam edhe motrën që studion për gazetari në Tiranë, ndërsa vëllai është student në Shkodër”, tregon një tjetër student.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani