Stuhi bore në SHBA, kaos dhe viktima

Një stuhi e fortë bore ka përfshirë shtetet jug-lindore amerikane, duke shkaktuar vdekjen e të paktën një personi.

Mbi 300 mijë vetë kanë mbetur pa energji elektrike në dy Karolinat, Alabama, Tenesi dhe Xhorxhia, e mijëra fluturime u anuluan. Gjendja e emergjencës është shpallur në Karolinën e Veriut, ku në disa zona është raportuar deri ne gjysmë metri borë.

Një burrë humbi jetën në Charlotte pas rrëzimit të një peme, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim pas gjetjes së automjetit të tij në një lumë të Kinstonit.

Kushte atmosferike të vështira në Karolinën e Veriut 

Guvernatori i Karolinës paralajmëroi qytetarët të qëndrojnë në shtëpi. “Karolina e Veriut është mbërthyer nga një stuhi e fuqishme bore. Bora dhe akulli mund ta bëjnë panoramën të ngjashme me ato të kartolinave, por mos u mashtroni. Kjo stuhi është e pabesë, veçanërisht nëse do te ngisni automjete”.

Në disa zona reshjet ishin aq të dendura sa rrëzuan linjat e energjisë. Por rreziku më i madh, vazhdon të jetë në rrugë. Të paktën 500 aksidente u raportuan në Karolinën e Veriut dhe dhjetëra të tjerë në Virxhinia.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN