Vijon rënia e temperaturave, reshje të izoluara

Gjatë gjithë ditës së martë moti do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta kryesisht në zonat qendrore dhe jugore, por reshjet gjatë ditës priten vetëm në zona të izoluara.

Temperatura e ajrit nesër do të ulen me të paktën 3°C gjatë mëngjesit edhe mesditës duke bërë që minimalet të ulen në -4°C, ndërsa vlerat maksimale gjatë mesditës do të shënojnë vlerat 14 – 15°C.

Edhe rajoni i Ballkanit, nesër paraqet të njëjtën tablo sinoptike, ku dominante do të jenë vranësirat e shpeshta dhe alternimet me kthjellime, por edhe në Ballkan reshjet priten në zona të izoluara në ekstremin veriperëndimor dhe skajet juglindore të Greqisë.

Temperaturat në rajon, ashtu si në pjesën më të madhe të Europës, ulen me 4 – 5°C duke shënuar minimumin -11°C dhe maksimumin deri 16°C. Europa për 4 – 5 ditët vijuese mbetet në kushtet e motit të ftohtë.

Shkarkoni aplikacionin e A2