Barça nuk tradhton, Interi po! “Vetëvrasje” ndaj PSV

Ndoshta e gjithë vëmendja e skuadrës së Spalletit ishte në “Camp Nou” ku pritej që Barça të mos mundej nga Tottenham. Kjo ndodhi, por Interi “harroi” që më parë duhet të fitonte ndaj PSV.

Icardi nuk mjaftoi ndaj holandezëve në një ndeshje të mbyllur në barazim 1-1 që i eliminoi zikaltrit nga Champions League.

Një eliminim dramatik, ku edhe pse me pikë të barabarta me anglezët, skuadra italiane që e nisi mjaft mirë avanturën e saj këtë sezon në Champions i thotë lamtumirë këtij kompeticioni.

Po ashtu si Interi edhe Napoli nuk ka mundur të kalojë grupin, pasi u mund në ndeshjen e fundit 1-0 në “Anfield” dhe tashmë është Liverpool që kalon në fazën e ardhshme.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Barcelona-Tottenham u mbyll 1-1, ku edhe pse me mungesa në formacion “blaugranat” nuk dolën të humbur nga kjo sfidë.

Ndërkohë, PSG mori një fitore të lehtë në serbi ndaj Crvena Zvezdas 1-4, duke siguruar vendin e parë në grup.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN