Basha: Protesta e studentëve, “dhjetori i dytë”

Në përkujtimin e 28-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha e quajti protestën e studentëve si “dhjetorin e dytë” pas atij të vitit 1990.

“Respekti sonte është për studentët. Kjo është liria, kjo është beteja. PD është me ta, qytetarët janë me ta. Ky është dhjetori i dytë”.

Lulzim Basha, kreu i PD

Basha tha ma tej se po ashtu si 28 vite më parë, Shqipëria sot është në fundin e një politike të kalbur.

“Këtu në këtë shtëpi ndodhet një parti nga të njëjtët njerëz që u ngritën kundër diktaturës, që para 28 vjetësh vranë frikën, njësoj si sot. Sot, përsëri kërkojnë një Shqipëri se e gjithë Europa. Mirënjohje e thellë për të gjithë ju. 28 vjet më parë Shqipëria ishte në fundin e një sistemi të kalbur, 28 vite më vonë Shqipëria është sërish në fundin e një politike të kalbëzuar”.

Lulzim Basha, kreu i PD
Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN