Berisha: Disa vende të Ballkanit drejtohen nga gangsterë

Ndër të tjerë në emisionin “I Ftuari” në A2 News, Sali Berisha foli edhe për zhvillimet në marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë.

Berisha u shprehur se Vuçiç po e mban peng Kosovën me anë të Listës Serbe, duke bllokuar çdo gjë në politikën e Prishtinës.

Më tej, ai tha se disa vende të Ballkanit janë duke u drejtuar nga gangsterë. “Ballkani edhe nuk e meriton të merresh shumë seriozisht pasi në tërësi janë një grup gangsterësh në krye të këtyre vendeve, jo të gjitha, por si Tirana apo Beogradi, të cilët i kanë deklaratat të pallogaritura. Si mund të thotë ai që Serbia do të bëhet më e madhe dhe ta dalë kryeministrja e tij dhe thotë se konsiderojmë dhe ndërhyrjen ushtarake, atëherë jemi përballë një situate të rrezikshme. Kosova nuk mund të rrijë duarkryq. Unë mendoj se çdo hap duhet të bëhet në bashkëpunim me NATO-n dhe BE. Vuçiç po përdor Listën Serbe për të mbajtur peng pavarësinë e Kosovës, pasi i përdor ato deputetë për të bllokuar çdo gjë në Kosovë. Përgjegjësia është e forcave politike në Kosovë”, tha Berisha.

Shkarkoni aplikacionin e A2