Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Berisha: Protestat në rrethe të mbështetura nga opozita

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2018, 21:12 | Politikë
Berisha: Protestat në rrethe të mbështetura nga opozita

Sali Berisha, ish-kryeministri i vendit, e theksoi në emisionin “I Ftuari” të gazetarit Endri Xhafo se protesta e studentëve është një revolucion dhe nuk shuhet lehtë, por në anën tjetër, ai tha se protestat e “jelek jeshilëve” nëpër rrethe janë të mbështetura nga opozita.

Janë dy lloje protestash. Bllokimet e akseve në rrugët e Shqipërisë nga jelekë jeshilët janë të inkurajuara nga opozita. Opozita është e detyruar të mobilizojë çdo pakënaqësi”, tha Berisha.

Berisha theksoi më tej se problemet për studentët kanë nisur me ligjin e arsimit dhe ai tha se kjo protestë nuk do të shuhet lehtë. “Revolucioni i studentëve nuk shuhet pa arritur objektiva madhorë. Studentët janë multidimensional në kërkesat e tyre. Disa prej tyre e kanë shumë të qartë se drama e tyre nisi me ligjin e arsimit”, tha Berisha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë