Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Blendi Salaj në A2 për studentët : Energji e jashtëzakonshme, e lirë dhe e natyrshme

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2018, 14:42 | Aktualitet
Blendi Salaj në A2 për studentët : Energji e

Duke zbuluar projektin e tij të ri në televizionin A2 duke filluar nga mëngjesi i 7 janarit, pedagogu dhe personazhi i njohur Blendi Salaj komentoi edhe ngjarjet e fundit që kanë të bëjnë me protestën e studentëve përballë Ministrisë së Arsimit, e cilësuar si “më paqësorja e viteve të fundit”.

Kërkesat e studentëve sipas Salaj kanë kohë që ekzistojnë dhe nuk vinë nga hiçi, niveli i shpenzimeve për arsimin është nga më të lartat në Evropë, në përqindje me atë që njerëzit disponojnë krahasuar me të ardhurat për frymë.

Por sot studentët “janë të lirë”, dhe reagojnë me një refuzim total, me një strategji “ndoshta të huazuar nga jelekët e verdhë në Francë, që i rezistuan çdo dialogu dhe morën pak a shumë atë që dëshironin”.

Sipas Salajt, ekziston një pakënaqësi të përgjithshme në vend, dhe “kjo protestë ka kapur imagjinatën e çdokujt në Shqipëri. Ata studentë janë vëllezërit ose motrat e dikujt. Kur shikonim protestat në Rumani dhe mendonim pse nuk ndodh edhe këtu, ja që ndodhi dhe është diçka e pastër dhe e natyrshme”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani