Durrës, ndalohet kamioni me lëndë narkotike dhe 3 klandestinë

Një kamion me 5 kg e 300 gramë lëndë narkotike si dhe tre të huaj që po kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara janë ndalur gjatë natës në portin e Durrësit.

Lënda narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa është arrestuar në flagrancë drejtuesi i kamionit T.H, 31 vjeç, banues në Durrës dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë arrestuar në flagrancë po në Durrës tre shtetas të huaj, të cilët janë kapur duke kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.

Dy nga klandestinët janë banues në Turqi dhe një në Filipine, dhe tentonin të kalonin kufirin drejt Italisë. Të tre janë arrestuar për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” parashikuar në nenin 189 të Kodit Penal.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN