Gjata në A2: Procesi për KLP, moment i rëndë paligjshmërie

I ftuar në A2, konstitucionalisti Çlirim Gjata ka kritikuar ashpër procesin që sot do të përcaktojë zgjedhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili do të zgjedhë anëtarët e tij.

Sipas Gjatës, procesi ndikohet nga një moment “paligjshmërie të rëndë”, ku nga 10 kandidatura do të zgjidhen 6, ndërkohë që “ata nuk e kanë përfunduar vettingun në KPA në shkallë të dytë, plus që i shtohen janë ata që janë rrëzuar në shkallë të parë. Pra ata që janë rrezuar dhe nuk marrin pjesë në konkurrim, mund të rikthehen në shkallën e dytë. Pse nuk u prit atëherë të paktën një muaj, sa të mbaronte shkalla e dytë?”, deklaroi Gjata.

Konstitucionalisti akuzoi drejtpërdrejtë edhe rolin e kryeprokurores Arta Marku, si një “vegël e politikës” pa asnjë kapacitet lidershipi.

“Konferenca e përgjithshme e prokurorëve që do të zgjedhë anëtarët do të drejtohet nga Arta Marku, e cila është zgjedhur në mënyrë antikushtetuese dhe politike. Ajo që ka hequr prokurorët që nuk i binden, sot ka në dorë gjithë procedurat e votimit të anëtarëve, pra do të zgjedhë një KLP të varur nga politika. Pse e bëmë atëherë Vettingun ne?”, përfundoi Gjata.

Sipas tij, edhe pse faktori ndërkombëtar ka monitoruar procesin e Vettingut, sërish por ata janë marrë me “gjërat e vogla dhe jo me ato të mëdha”, dhe nuk duhet te kishin pranuar kurrë zgjedhjen e kryeprokurores Marku.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN