Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Haradinaj: Ushtria e Kosovës i shërben paqes në botë

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2018, 21:24 | Kosova

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj rikujton ditët e luftës me Serbinë në një intervistë për agjencinë prestigjioze të lajmeve Associated Press dhe komenton zhvillimet e fundit në vend. Shefi I qeverisë së Prishtinës thotë se krijimi I ushtrisë nuk ka për qëllim të kërcënojë asnjë shtet por do të kontribuojë në garantimin e paqes në botë.

“20 vite më pas, pasi jemi ndihmuar nga mbarë bota dhe pas ruajtjes së paqes dhe sigurisë për popullin e Kosovës, ne po krijojmë ushtrinë tonë, e emëruar deri më tani si Forca e Sigurisë së Kosovës, me qëllim që të kontribuojmë për paqen dhe stabilitetin e shtetit tonë, rajonit, me shpresën për të kontribuar për paqe dhe stabilitet në gjithë botën”.

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës

Më tej ai përsërit dhe arsyen e vendosjes së taksës 100% të vlerës ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.

“Tarifa e vendosur ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës ishte një vendim për të mbrojtur veten nga agresioni I vazhdueshëm nga Serbia, e mbështetur nga Bosnja. Këto tarifa do tërhiqen vetëm pasi Kosova dhe Serbia të kenë nënshkruar një marrëveshje pajtimi me njohje reciproke”.

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani