Në Shkodër i vënë flakën gomave të makinave, protestë edhe në Vlorë | VIDEO

Sërish pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës qytetarët dolën në protestë, por në ndryshim nga një ditë më parë situata është tensionuar.

Protestuesit i kanë vënë flakën gomave të makinave dhe kanë bllokuar rrugët e qytetit për të mos lejuar qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë edhe në Vlorë qytetarë të tjerë kanë bllokuar hyrjen e autostradës Vlorë – Fier me pankarta ku kërkohet ulja e çmimit të karburanteve, por nuk kanë munguar edhe pankarta në mbështetje të studentëve që protestojnë në Tiranë dhe qytete të tjera.

Protestuesit bllokuan rrugën në mënyrë të befasishme dhe kjo ka sjellë përplasje të tyre me drejtuesit e automjeteve. Protestuesit u bënë thirrje që të bashkohen në protestën e tyre, por kjo gjë nuk u pranua madje pati edhe konfrontime.

Mësohet gjithashtu se protestuesit kanë pasur debat edhe me drejtuesit e policisë që ishin vendosur pranë protestës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN