Ofendoi klienten sepse ishte shqiptare, arrestohet në Greqi inspektori i tatimeve

Një inspektor i tatimeve grek u arrestua ditën e sotme në periferi të Athinës, pasi ofendoi në zyrë një nënshtetase shqiptare që po kërkonte një certifikatë.

Ngjarja ka ndodhur në Glyfada, lokalitet në periferi të kryeqytetit grek, në zyrat e tatimeve ku G.K, rezidente në Vari po me origjinë shqiptare, po kërkonte një certifikatë trashëgimie.

Glyfada, në periferi të Athinës

Sipas portaleve greke si star.gr, pas një debati të vogël inspektori i tatimeve ka ofenduar shqiptaren me terma si “ju shqiptarët jeni të pisët, llafazanë dhe mosbesues”.

Shqiptarja denoncoi menjëherë ngjarjen tek Drejtori i zyrës, i cili njoftoi forcat e rendit të cilat vepruan me arrestimin e zyrtarit, i cili tashmë do të duhet të mbrohet në Gjykatë.

Shkarkoni aplikacionin e A2