OSBE për A2: Mbështesim protestën, politika dhe biznesi të mos ndërhyjë

OSBE ka reaguar ekskluzivisht për A2 në lidhje me protestën e studentëve, duke mbështetur reagimin e tyre kundër korrupsionit të përhapur në vend. Megjithatë, OSBE thotë se është qeveria ajo që duhet të vendosë nëse do të tërhiqet dhe të plotësojë kërkesat e tyre, apo jo.

OSBE gjithashtu kërkon që të mos ketë ndërhyrje nga politika dhe biznesi pasi nuk është në të mirën e askujt.

Tematika originale e protestës nuk hyn në mandatin e Prezencës së OSBE-së, prandaj nuk komentojmë lidhur me të. Sigurisht, ne mbështesim të drejtën për protesta demokratike paqësore dhe nxisim për dialog, por, në fund, vetëm qeveria mund të vendosë nëse do të ofrojë lëshime për pika të politikave.

Forca e ndjenjave mes të rinjve është shenjë e shëndetshme e përkushtimit dhe shqetësimit të tyre për gjendjen e Shqipërisë sot, në veçanti zemërata e tyre kundër korrupsionit të përhapur. Nëse të rinjtë e ndiejnë veten viktima të korrupsionit dhe janë të frustruar me vendin e tyre, ata do të përpiqen të ikin dhe kjo do të ketë pasoja negative për vendin dhe për pjesën tjetër të Evropës.

Pasioni i tyre është pozitiv dhe unë shpresoj që ata të qëndrojnë në vijën e tyre të paqtë. Ata duan progres për vendin; është e rëndësishme që argumentet e tyre të dëgjohen. Ndërkohë, u bëj thirrje forcave të jashme, nga politika dhe biznesi, të mos përpiqen të ndërhyjnë dhe ta shtrembërojnë çështjen: një ndërhyrje e tillë nuk është në të mirën e askujt.

Deklarata e plotë e prezencës së OSBE në Tiranë
Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN