Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Protesta edhe nga studentët e Shkodrës, kanë tri kërkesa

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2018, 13:58 | Aktualitet
Protesta edhe nga studentët e Shkodrës, kanë tri kërkesa

Protesta nga studentë është zhvilluar edhe në Shkodër, ku qindra të rinj kanë manifestuar për plotësimin e kërkesave të tyre. Në një letër drejtuar Universitetit “Luigj Gurakuqi” ata kërkojnë ndryshimin e notës mesatare për ndjekjen e studimeve të specializuara, e cila në fund të ciklit studimor Bachelor duhet të jetë 7 dhe jo 9.

Po ashtu, ata kërkojnë lirinë për të zgjedhur mes provimit dhe temës së diplomës, ekspeditat të mos funksionojnë më me sistemin e rimbursimit por të financohet nga buxheti i Universitetit, si dhe që të vendoset në efektivitet brenda janarit 2019 ndërtesa e re e këtij universiteti.

Universiteti i Shkodrës ka reaguar me një letër ku shprehet se ka plotësuar kërkesat e protestuesve. Megjithatë, studentët shkodranë, në sensibilizim me ata në Tiranë, deklarojnë se në rast se nuk do plotësohen kushtet e këtyre të fundit, atëherë ato do udhëtojnë nesër në drejtim të kryeqytetit në mbështetje të tyre. Diçka e tillë ka ndodhur edhe sot, ku studentë nga Durrësi, Elbasani dhe rrethe të tjera janë bashkuar në protestën për para Ministrisë së Arsimit.

https://www.instagram.com/p/BrP3vssnYMM/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu