Studentët në ditën e 8 të protestës

Ka filluar dita e 8-të e protestës së studentëve, që protestojnë kundër politikave të Ministrisë së Arsimit dhe kushteve të tyre ekonomike. Edhe sot priten manifestime përballë Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë.

Studentëve  të martën iu bashkuan edhe gjimnazistët. Jo vetëm ata të Tiranës, por dhe të rretheve.

Në ditën e shtatë, që ishte vendosur dhe si afati limit për plotësimin e kërkesave të tyre, studentët e Korçës, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës, Gjirokastrës dhe Durrësit marshuan drejt Ministrisë së Arsimit me një një listë kërkesash që janë bërë publike prej ditësh.

Rreth orës 10 trafiku në qytet u paralizua në disa akse. Më të shumtë në numër, studentët, nuk u tërhoqën as pas disa tentativash komunikimi nga Kryeministri në rrjetet sociale.

Pothuajse në të gjithë universitete e Shqipërisë, u zhvilluan protesta, ku krahas të rinjve, morën pjesë dhe prindër e mbështetës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN