Studentët të ndarë, Rama: Po tani kush ju përçau?!

Kryeministri Rama reagoi me anë të një postimi në “Twitter” në lidhje me ecurinë e protestës së studentëve, duke u drejtuar atyre me një pyetje, se kush i përçau tani? Rama thotë se ai do të jetë në anën e studentëve dhe jo me “maskat e LSI dhe PD”.

Kryeministri e përsërit edhe njëherë tjetër dialogun, duke thënë se “jo ato pikat, po shumë më tepër se aq do bëjmë së bashku. Me të nisur Dialogun”.

Pasi përfundoi afati i vendosur nga studentët për plotësimin e kërkesave të tyre, ata u ndanë në tre grupe. Një pjesë e tyre bllokuan qarkullimin në rrethrrotullimin e “Zogut të Zi”, një pjesë tjetër u zhvendos përballë Kryeministrisë e pjesa më e madhe te godina e Ministrisë së Arsimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN