Të shtëna me armë në Strasburg, viktima dhe të plagosur

Franca është tronditur sërish mbrëmjen e kësaj të marte. Të paktën një person ka mbetur i vrarë, ndërsa 10 të tjerë raportohen të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qendrën e qytetit të Strasburgut, bëri të ditur një zëdhënës i policisë për CNN.

Policia thotë se ka arritur të identifikojë autorin e sulmit dhe po punon për arrestimin e tij. Ai hapi zjarr në qendër të qytetit rreth orës 20:00.

Pamjet e publikuara në media menjëherë pas ngjarjes tregojnë se sulmi ndodhi pranë një tregu Krishtlindjesh, ndërsa forca të shumta policore janë në terren.

Në një postim në “Twitter”, Ministria e Brendshme e Francës i kërkoi qytetarëve të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi deri në qetësimin e plotë të situatës.

“Presidenti Macron po informohet në kohë reale për situatën në Strasburg dhe vendosi që të ndërpresë takimet, ndërsa i kërkoi ministrit të Brendshëm të shkojë në vendngjarje”, tha një zëdhënëse e Macron.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Strasburgut shkroi në “Twitter” se incidenti ishte një “ngjarje serioze”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN