Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Unioni i Studentëve Europianë mbështet studentët shqiptarë

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2018, 15:32 | Aktualitet
Unioni i Studentëve Europianë mbështet studentët

Unioni i Studentëve Europianë ka dalë në mbështetje të studentëve shqiptarë. Përmes një deklarata zyrtare publikuar në faqen e tyre online, Unioni i ka quajtur këto si protestat më masive studentore pas atyre të viteve 1990.

“Vendimi i Qeverisë ka shkaktuar pakënaqësi të tmerrshme mes studentëve shqiptarë që kanë dalë në protesta. Por edhe pse Qeveria ka vendosur që të shfuqizojë rritjen e tarifave për provimet e mbartura, studentët tanimë kërkojnë rritjen e cilësisë në sistemin e arsimit të lartë”, thuhet në deklaratë, ku listohen edhe kërkesat e studentëve.

Unioni Europian i Studentëve është një organizatë studentore e themeluar në vitin 1982, në të cilën përfshihen 45 unione kombëtare studentore nga 39 vende, duke përfaqësuar kështu thuajse 20 milionë studentë. Synimi i organizatës është që të promovojë interesat e studentëve pranë autoriteteve kryesore kontinentale, si Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe UNESCO.

A2 CNN Livestream

Dita jonë