Ambasada amerikane: Çështja “Shullazi”, model i suksesit të reformave në drejtësi

Gjatë një fjalimi të mbajtur në konferencën vjetore të Avokatit të Popullit, zv. ambasadori amerikan në detyrë Daniel Koski u përqendrua edhe një herë në procesin e reformës gjyqësore, duke përmendur çështjen e Emiljano Shullazit si model i suksesit të reformave për të cilën “është e lehtë të gëzohesh”.

🇦🇱️ | “Më 13 nëntor, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Është e lehtë të gëzohesh…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Mittwoch, 12. Dezember 2018
Deklarata e zv. ambasadorit amerikan Koski

Koski shtoi se “kishte diçka të thjeshtë dhe të thellë në atë proces, pavarësisht zhurmës që e rrethoi. Në fund, ishte diçka e zakonshme. Prokurorët paraqitën çështjen e tyre, gjykata e prezumoi të pandehurin të pafajshëm dhe lejoi një mbrojtje të fortë, dhe gjykatësit dhanë vendimin bazuar mbi faktet dhe ligjin”.

Emiljano Shullazi dhe pjesë e bandës së tij

Emiljano Shullazi dhe grupi i tij u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda më 13 nëntor, me 14 vite burgim për disa vepra penale si ajo e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN