Arrestimi në Huawei, Trump: Mund të ndërhyj për të shmangur tensionet

Donald Trump deklaroi sot se mund të ndërhyjë në rastin e arrestimit të zyrtares së lartë të Huaweit Meng Wanzhou, nëse kjo gjë do të ndihmonte për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve mes SHBA dhe Kinës.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ndërhyrja e tij do të shërbente për arritjen e marrëveshjes më të madhe tregtare mes dy vendeve, dhe do të ishte në interes të sigurisë kombëtare.

Shefja financiare e gjigandit kinez të teknologjisë siguroi të martën lirinë me kusht nga një gjykatë kanadeze.

Vajza e themeluesit të Huawei, u arrestua më 1 dhjetor në Vankuver dhe mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara nën akuzën e shkeljes së sanksioneve ndaj Iranit.

Kina ka dënuar ashpër arrestimin, duke e cilësuar si shkelje të drejtave të njeriut.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN