Bohemian Rhapsody, kënga më e transmetuar e shekullit XX

U mendua se nuk do të shitej kurrë, me pasazhet operistike dhe tekstin për Galileon e Scaramouche, por Bohemian Rapsody, e grupit legjendar Queen u bë kënga më e transmetuar shekullit XX.

E promovuar së fundmi nga filmi me të njëjtin titull, “Bohemian Rhapsody”, kënga dhe videoja muzikore e vitit 1975, tejkaloi të hënën rekordin e “Smells Like Teen Spirit” të Nirvanave dhe “Sweet Child O’Mine” të Guns N’ Roses , duke u transmetuar më shumë se 1,6 miliardë herë.

“Bohemian Rhapsody” ku lideri i grupit Freddie Mercury, intepretohet nga Rami Malek, e solli muzikën e bandës britanike të rokut, tek brezi i ri. 5 javë pas shfaqjes, ai u bë muzikali i tretë biografik më me shumë arkëtime, duke grumbulluar plot 600 milion dollarë.

Perfomanca në rolin e Merkurit, i dhuroi Malek kandidaturën për Globin të Artë. Pritet që aktori të jetë pretendent edhe për Çmimin Oskar, në ceremoninë që do të mbahet në janar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN