Gurakuqi në A2: Rama tallet, buxheti për Arsimin në 2019 sa dy kilometra rrugë

I ftuar në studiot e A2, deputeti i Partisë Demokratike Romeo Gurakuqi ka komentuar ditën e tetë të protestës së studentëve , si dhe kontekstin e protestave në Shkodër, ku ai është zgjedhur.

Sipas Gurakuqit, “ka disa kohë që Rama ka arritur të kontrollojë shoqërinë tonë dhe të shkarkojë valvulet e pakënaqësisë te Gurakuqi në A2: Rama tallet, buxheti për Arsimin në 2019 sa dy kilometra rrugë të përgjithshme, dhe aty ku nuk e mendonte i ka plasur”.

Për deputetin e PD-së, protesta ka edhe një dimension politik të fortë: “Është një pakënaqësi e studentëve shqiptare që sipas këndvështrimin tim është i lidhur me guximin e tyre për te goditur sistemin politik. Ka filluar nga Universiteti, me të prekurat nga politikat korrupsioniste, por është indikacion që shoqëria institucionale shqiptare ka nevojë për një reformim të thellë, për një zgjidhje më thelbësore ne pikëpamjen e krizës që ka mbërthyer vendin, një krizë ekonomike, te institucioneve dhe të balancimit të kushtetutës dhe kapjes së institucioneve nga një dorë të vetme”.

Si deputet i Shkodrës, Gurakuqi analizoi edhe veçoritë e protestës së djeshme në qytetin verior. “Është zhbalancuar sistemi, dhe universitetet “periferike” kanë pësuar goditjet më të rënda, për shkak të mungesës së financimit dhe cilësisë. Ky mekanizëm i kontrollit dhe jo i kontrollit të shpërndarjes së studenteve në nivel kombëtar ka bërë që disa degë të universiteteve rajonale të mos mbijetojnë”.

Për sa i përket zhvillimeve të mëtejshme të protestës dhe zgjidhjeve të mundshme të ngërçit në arsim, Gurakuqi sheh vetëm një përfundim rënien e ligjit të Arsimit, pa të cilën nuk mund të bjerë qasja e Qeverisë ndaj çështjes.

Sipas tij, “Kryeministri të lëshojë karrigen e tij, ai nuk jep i përgjigje pyetjeve të studenteve, është jashtë realitetit. Qeveria socialiste nuk financon arsimin. Shifrat e buxhetit 2019 janë baraz me ndërtimin e dy kilometrave rruge, kjo është mungese vëmendje ndaj Arsimit”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN