“Jelekverdhët” ngadalësojnë ekonominë franceze

Protestat antiqeveritare në Francë do të ngadalësojnë rritjen ekonomike të vendit në shifra pranë zeros për tremujorin e fundit të vitit, sipas një deklarate të Bankës Qendrore.

Kjo e komplikon më tej edhe detyrën e Presidentit Emmanuel Macron për të bërë lëshime për të pushuar lëvizjen.

Banka e Francës përgjysmoi parashikimin e saj për rritjen e ekonomisë së dytë më të madhe të Eurozonës, në vetëm 0.2 për qind.

Në bursa ndërkohë ranë aksionet e kompanive kryesore në fushën e hotelerisë, transportit dhe shitjeve.

Kryengritjet gjatë kësaj periudhe ndikojnë rëndë edhe në sezonin e Krishtlindjeve, pasi bllokimet e rrugëve kanë penguar zinxhirët e furnizimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2