Kampionët turpërohen në Bernabeu! Zhgënjen dhe Roma

Kampionët në fuqi të Champions League kanë marrë një goditje të rëndë në “Bernabeu”, duke u mposhtur 0-3 nga rusët e CSKA.

Një humbje e cila më shumë rëndon moralin e skuadrës se sa ndikoi në renditje, duke qenë se Reali e kishte të sigurt vendin e parë në grup.

Trajneri Solari hodhi në fushën e lojës një skuadër me disa mungesa, por pavarësisht kësaj një humbje në këto shifra nuk mund ta justifikojë atë aspak. CSKA shënoi dy gola të shpejtë në fundin e pjesës së parë, ndërsa islandezi Sigurdsson e vulosi rezultatin në 0-3 në minutën e 73-të.

Në ndeshjen e fundit në grup edhe Roma doli e mposhtur nga transferta me Plzen, me rezultatin 2-1, me të tre golat të shënuar brenda 10 minutave.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN