KLGJ, zgjidhen sot anëtarët, polemika dhe dorëheqje

Dita e sotme, që do të shohë emërimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor ka filluar me akuza dhe polemikat e para.
Sofia Zhilla, inspektore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, u përjashtua nga mbledhja ku 336 gjyqtarë po marrim pjesë në votimin e 9 kandidaturave për KLGJ. 

Sofia Zhilla

Zhilla u largua sepse sipas kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori ajo ishte në mungesë të statusit të gjyqtarit.

Ndërkohë inspektorja debatoi duke nënvizuar për A2 faktin që ajo është emëruar në këtë detyrë me ligjin 88/11 që i jep asaj statusin e Gjyqtares, dhe që Zaganjori “po shkel ligjin në mes të ditës, përballë gjyqtarëve dhe ambasadorëve” dhe po sulmon në mënyrë të paprecedentë Inspektoratin e KLD-së.

Kujtojmë që dje prezantoi dorëheqjen si kandidate Alma Brati , Gjykatëse e Shkallës së Parë të Tiranës, duke reduktuar në nëntë kandidatët për anëtarë të KLGJ që do të votohen sot.

Emërimi i kandidatëve do t’i hapë dyert ngritjes të strukturave të rëndësishme të reformës në drejtësi, SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Gjykimit.


Gjyqtarët po zgjedhin anëtarët e KLGJ

Reagon BE: Zgjedhja e KLGJ do të përforcojë luftën kundër krimit

Për votimin e anëtarëve të KLGj-së reagoi edhe Bashkimi Evropian, që përmes një postimi në rrjetet sociale deklaroi që “zgjedhja e tyre do të përforcojë luftën kundër krimi të organizuar dhe korrupsionit“.

Shkarkoni aplikacionin e A2