Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

‘‘Luftë’’ vetëm për një biletë në Champions

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2018, 17:13 | Futboll
‘‘Luftë’’ vetëm për një biletë

15 skuadra të kualifikuara në fazën tjetër të Champions League dhe vetëm një dilemë për t’u zgjidhur. Turneu më i rëndësishëm në Europë për klube zhvillon sot aktivin e fundit, ku gara vazhdon vetëm në Grupin F, aty ku Manchester City është kualifikuar, ndërsa Shakhtar Donetsk sfidon Lionin për vendin e dytë.

Deri më tani në turin me eliminim direkt dominojnë skuadrat angleze, të cilat janë kualifikuar të katërta, që ndiqen nga La Liga spanjolle me tre emrat e mëdhenj, ashtu si edhe Bundesliga gjermane.

Zhgënjimi i Interit dhe Napolit penalizoi Serie A italiane, ndërsa PSG pret t’i bashkohet edhe francezja tjetër e mbetur në garë.

Pikërisht Lioni, që përveç duelit për biletën e fundit, ka shanse teorike edhe për vendin e parë, pavarësisht se Manchester City pritet të mos gabojnë përballë Hoffenheim.

Sfidat për të përcaktuar kokat e grupeve, të cilat në letër do të jenë më të favorizuara në hedhjen e shortit, vazhdojnë edhe në grupet e tjera.

Bayern dhe Ajax do të kenë ndeshjen direkte në Amsterdam, me bavarezët që luajnë për dy rezultate për të mbajtur kreun e Grupit E. Në Grupin H, Juventusi do të kërkojë fitoren në fushën e Young Boys, për të mos u shqetësuar për rezultatin e ndeshjes në Spanjë ndërmjet Valencias dhe Manchester United.

Pas ndeshjeve të kësaj të mërkure, ku do të marrin fund të gjitha dilemat në Champions League, të hënën më 17 dhjetor në Nion do të hidhet edhe shorti për fazën e 1/8-ave.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli