Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Lyon rrëmben biletën e fundit në Champions, Juve bie në Zvicër

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2018, 23:00 | Futboll
Lyon rrëmben biletën e fundit në Champions, Juve bie në

Francezët e Lyon siguruan biletën e fundit për fazën e ardhshme të Champions League, pas morën një barazim 1-1 në një ndeshje të drejtpërdrejtë në Ukrainë ndaj Shakhtar Donetsk.

https://twitter.com/OL/status/1072973919655735296

Në këtë grup edhe pse me vështirësi, Manchester City mori një fitore të ngushtë 2-1 ndaj gjermanëve të Hoffenheim, duke siguruar vendin e parë në grup.

https://twitter.com/juventusfcen/status/1072973807030292484

Ndërkohë, Juventusi edhe pse me Ronaldon në formacion është mposhtur në Zvicër nga Young Boys. Golin e vetëm për italianët e shënoi në pjesën e dytë Dybala. Pavarësisht humbjes, Juventusi e mbylli këtë fazë të Champions në vendin e parë, ndërsa në vendin e dytë u rendit Manchester United, i cili u mund 2-1 nga Valencia në ndeshjen e së mërkurës.

https://twitter.com/FCBayern/status/1072974951081226240

Një ndeshje e çmendur mund të cilësohet ajo mes Ajax-it dhe Bayern Munchen, e cila u mbyll me rezultatin 3-3, ndërsa dy skuadrat e përfunduan takimin me nga një lojtar më pak, pas dy kartonëve të kuq.

Në këtë grup, Bayern u rendit i pari, ndërsa Ajax-i është skuadra e dytë e kualifikuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë