Magjia e futbollit, tifozi i verbër “sheh” golin e Salah | VIDEO

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon momentin prekës dhe tepër emocionues kur një tifoz i Liverpool i përshkruan kushëririt të tij të verbër golin e Mohamed Salah në sfidën e të martës kundër Napolit, që solli edhe kualifikimin e klubit anglez nga faza e grupeve të Champions League.

https://twitter.com/loonyroon/status/1072832655648047108

Ndërsa tifozët e tjerë fillojnë të kërcejnë nga gëzimi dhe të bërtasin, kushëriri i djalit të verbër e përqafon dhe i shpjegon në vesh se si u realizua goli. Video ka prekur mijëra vetë në rrjetet sociale, madje edhe tifozët e Everton, rivalit tradicional të Liverpool, të cilët kanë komentuar në mbështetje të djalit të verbër.

Edhe djali, i quajtur Mike Kearny, falënderoi përmes një postimi në Twitter të gjithë personat që kishin komentuar. “Nuk e dija që na kishte kapur kamera”, shkruajti ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2