Maradonën e përzë e dashura nga shtëpia!

Legjenda e futbollit argjentinas është gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave me bëmat e tij jashtë fushës së blertë.

Pak ditë më parë, pamjet e tij teksa tentonte të godiste disa tifozë bënë xhiron e botës, ndërsa tashmë mediat po shkruajnë se Maradona është ndarë nga e dashura e tij 28-vjeçare Rocio Oliva, madje “The Sun” shkruan se ajo e ka nxjerrë nga shtëpia ish-futbollistin.

Gazetari argjentinas Lio Pecoraro ka thënë se Oliva e ka nxjerrë legjendën e Argjentinës nga shtëpia që e kishte blerë posaçërisht për të. “Edhe pse Maradona nuk donte të largohej, marrëdhënia e tyre tashmë është mbyllur”, ka thënë gazetari.

Një ndër arsyet e ndarjes mendohet të jetë edhe zhvendosja e Diegos në Meksikë, atje ku po drejton skuadrën e Dorados në ligën e dytë.

58-vjeçari nisi të takohej me Olivian në vitin 2012, pasi u divorcua nga gruaja e tij e parë Claudia Villafane pas 17 vitesh martesë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN