Nis A2 Business, çdo ditë në ekranin e A2

Ka startuar sot në A2 CNN emisioni i përditshëm i ekonomisë, A2 Business, nën drejtimin e gazetares Aurora Sulçe. Emisioni do të transmetohet çdo ditë në ora 14:35 dhe do të trajtojë zhvillime kryesore ekonomike nga vendi dhe bota.

Në studio do të jenë emra më të njohur nga fusha e ekonomisë, përfaqësuesit e biznesit, qeverisë, institucioneve financiare ndërkombëtare.

Me të njëjtin emër, në ekranin e A2 CNN do të transmetohet çdo të mërkurë, ora 21:00-22:00 edhe A2 Business Week. Me të ftuar do të diskutohet për temën kryesore të javës nga sektori I ekonomisë. Edhe ky program do të moderohet nga gazetarja Aurora Sulçe.

Shkarkoni aplikacionin e A2