Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Partizani-Kukësi, të kuqtë sytë nga arratia

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2018, 16:53 | Futboll
Partizani-Kukësi, të kuqtë sytë nga arratia

Partizani-Kukësi është padyshim ndeshja më e rëndësishme e javës së 17 në kategorinë Superiore.

Të kuqtë kanë shansin të “vrasin” kampionatin në rast fitoreje që do të thotë shkëputje e përkohshme në 8 pikë nga vendi i dytë.

Por në rast të kundërt, një fitore e verilindorëve do të ndryshonte llogaritë duke rihapur luftën për vendin e parë aty ku në garë është edhe Skënderbeu. Trajneri Gega e di vështirësinë e kësaj sfide megjithatë e njeh mirë forcën e skuadrës së tij.

Ndërsa sulmuesi Hebaj, i cili shkëlqeu në derbin ndaj Tiranës, kërkon mbështetje nga shokët e skuadrës për të shënuar. 20-vjeçarin nuk e shqetëson sulmuesi të Luftëtarit, Vasil Shkurtaj, që mund të afrohet në merkaton e janarit.

Partizani do të përballet në “Selman Stermasi” pa tifozë ndaj Kukësit, pas dënimit nga disiplina për sjelljet e pakëndshme në derbin ndaj Tiranës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë